Miss Bota në videoklipin e Pit Bull
New York, 12 korrik - Dikur u kurorëzua Miss Bota nën vështrimin e miliona telespektatorëve dhe bukuroshja indiane, Priyanka Chopra rikthehet në vëmendjen e publikut në një mënyrë krejtësisht të papritur.
30-vjeçarja lejoi që linjat e saj joshëse të përdoren në videoklipin e këngëtarit Pitbull, për këngën e tij të re Exotic.
Në videoklip, Priyanka shfaq anën e saj më tërheqëse e veshur vetëm me rroba banjo, përpara se të shfaqej në disa kërcime ekzotike, së bashku me një grup kërcimtaresh profesoniste.
Për Choprën, e cila përdori famën e fituar në Miss Bota për të nisur një karrierë aktrimi në Hollivudin indian, kjo është eksperienca e parë në botën e muzikës moderne.