Miss Angola merr kurorën e Miss Universe
San Paolo, 13 shtator - Më e bukura e universit i përket Angolës. Leila Lopes, studentja e bizensit nga Benguela e Angolës është kurorëzuar si Miss Universe. 25-vjeçarja ka bërë për vete jurinë me bukurinë dhe zgjuarsinë e saj.
Kështu lopez, bëhet fituesja e edicionit të 60 të Miss Univers i zhvilluar në San Paolo të Brazilit. Lopez mori shumë pak duartrokitje gjatë provës së miseve me bikini, por ajo çka i dha asaj më shumë pikë ishte sfilata me fustanin e mbrëmjes.
\"Unë dua të falenderoj miqtë e mi, pasi kjo që po përjetoj është ajo çka ata më kishin thënë prej shumë kohësh, që buzëqeshja ime është motovim për shumë persona. Kjo është ajo çka do të bëj, për të pasur afruar njerëzit afër meje. Gjithmonë mundohem që të jem një persona i qeshur, unë mundem dhe sot tregova se jam e tillë\" deklaroi Leila Lopez për gazetarët pas marrjes së çmimit.
Miss Universe pohoi se do të anazhohej në projekte të rëndësishme për zhvillimin e vendit të saj.
Pesëshja e fundit, pretendete për kurorërën ishin bukuroshet nga Kina, Brazili, Filipinet dhe Ukraina, por Angola arriti të triumfonte në një natë me një audiencë shumë të madhe.
Në konkurs merrnin pjesë edhe shqiptarja Xhesika Berberi dhe bukuroshja tjetër nga Kosova Afërdita Dreshaj e cila konsiderohej si një konkurente e fortë në këtë konkurs.
Ky evenimet i përvitshëm ka një audiencë prej miliona personash, të cilat kanë parë në pasarelë 89 vajzat nga e gjithë bota. Ky edicion u prezantuar nga dy personalitetet e televizionit Andy Cohen dhe Natalie Morales.