01 Janar 2025

Miratohet Projektligji për themelimin e Zyrës për Bashkëpunim Rinor

Prishtinë, 30 dhjetor - Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë.

Ministria e Kulturës e vlerëson këtë si një hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit rajonal ndërmjet institucioneve rinore.

Kjo marrëveshje do të ndikojë në zbatimin e programeve të përbashkëta bazuar në vlerat e bashkëjetesës, tolerancës dhe respektit të të drejtave të njeriut dhe në koordinimin e bashkëpunimit në mes të të rinjve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,  është bazë për bashkëpunim në të ardhmen duke përfshirë edhe vlerat e diversitetit me fokus në parimet e qeverisjes demokratike, zhvillimin e arsimit dhe inovacionit.

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor funksionon si mekanizëm i pavarur institucional për bashkëpunim rinor i cili u themelua në marrëveshjen e nënshkruar më 4 korrik 2016 nga vendet e sipërpërmendura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)