Miranda Lambert i kthehet muzikës pas ndarjes nga Blake Shelton
Teksas, 27 gusht - Duket sikur Miranda Lambert është duke iu kthyer shkrimit të muzikës pas divorcit të saj nga Blake Shelton.
Me ndihmën e djathit, sanduiçëve, patatinave dhe një shisheje me verë, Miranda duket sikur po merr energji krijuese përsëri.
Ylli 31-vjeçar ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram të martën në mbrëmje.
"Ushqimi për të menduar!", e titulloi ajo foton duke shtuar se shkrimi i mbrëmshëm ishte një sukses dhe se muzika është ilaç.