Miranda Kerr, tani edhe aktore
Hollywood, 31 mars- Miranda është padyshim në një rrugë njëkahëshe drejt suksesit, e kjo u dëshmua edhe me karrierën e saj të bujshme në shumë drejtime, të cilës tani do ti shtohet edhe një tjetër. Pas një viti të luhatshëm, 30-vjeçarja është kthyer më e fuqishme se kurrë.
Vetëm këtë vit Miranda ka arritur marrëveshje të reja me shtëpinë gjermane të modës Escada, me kompaninë e madhe të veshjeve H&M, me kompaninë e filxhanëve të çajit Royal Doulton, me prodhuesin e veshjeve të brendshme Wonderbra dhe me kompaninë e madhe Reebok. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo ka hyrë edhe në biznesin muzikor duke bërë një këngë me yllin e Broadway-it, Bobby Fox.
Tani ajo planifikon që të hyjë edhe në aktrim. Si duket një producent ka parë një audicion të saj dhe e ka krahasuar me Cameron Diaz-in. Përkundër tërë këtyre angazhimeve, bukuroshja brune, në fakt, tha që ajo e ka zvogëluar orarin e punës brenda javës nga gjashtë ditë në tri, për ti qëndruar afër djalit.