30 Dhjetor 2024

Miranda Kerr rikthehet me disa foto provokuese

New York, 23 tetor - Ajo është miqësuar prej vitesh me aparatin, por këtë herë u rikthye me disa foto provokuese për “Kora Organics”, linjën e re të produkteve organike për kujdesin e lëkurës.

Bëhet fjalë për Miranda Kerr, modelja 30-vjeçare që vazhdon të mahnisë me formën e saj. Këtë herë, bukuroshja australiane, “ish-engjëll” i Victoria’s Secret dhe bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom që prej 2010, pozoi për të promovuar linjën e saj të re të produkteve “Kora Organics” për mbrojtjen e lëkurës.

Duke folur sekretin e pamjes së saj, 30-vjeçarja tha se “Kora Organics” është një reflektim i pasionit të saj për të jetuar shëndetshëm, pasion të cilin dëshiron ta shpërndajë me të tjerët”.

Kerr rrëfeu se ideja për të krijuar një linjë të tillë produkesh i kishte lindur kur kishte dështuar të gjente produkte organike për kujdesin e lëkurës në shumë dyqane të kujdesit estetik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)