Miranda Kerr mahnit Francën
Melburn, 16 maj - Modelja australiane Miranda Kerr ka arritur të tërheq vëmendjen e të gjitha mediave botërore me pamjen e saj në një eveniment që po zhvillohej në Kanë të Francës.
Bukuroshja kishte veshur një fustan ngjyrë rozë dhe të gjatë deri tek këmbët, duke i mahnitur të gjithë të pranishmit.
Fustani i saj arrinte ti shfaqte asaj pjesën më seksuale, me kofshët deri në fundshpinë zbuluar, por edhe me linjat e gjoksit të saj pak të zbuluar.
Veshja e 32-vjeçares është vlerësuar maksimalisht nga stilistët, por edhe nga të pranishmit.