Miranda Kerr, femra më e bukur në botë
New York, 6 prill - Miranda Kerr është zgjedhur femra më e bukur në botë për vitin 2012, nga revista Who.
Modelja 28- vjeçare është në krye të listës së revistës australiane, pavarësisht faktit se para një viti lindi djalin Flynn dhe ende ka arritur të mbajë statusin e më të mirës në glob.
Rachel Taylor, Stephanie Rice dhe shumë femra të tjera të bukura kanë qenë prapa në listë, por asnjëra nuk arriti të rrëzojë nga froni engjëllin e Victoria`s Secret.