Miranda Kerr dhe Orlando Bloom drejt ndarjes
Prishtinë, 15 dhjetor - Aktori Orlando Bloom dhe bashkëshortja e tij, modelja e famshme Miranda Kerr, po shkojnë drejt ndarjes.
Sipas revistës amerikane In Touch, çifti i martuar në vitin 2010 dhe që ka një djalë 2 vjeç, kanë marrë vendimin tashmë dhe divorci do të vijë shpejt.
Një burim u shpreh: Ata janë ndarë dhe po mendojnë se kush do të jetë hapi i radhës.
Miranda Kerr është parë kohët e fundit në publik pa unazën e martesës. Ndërkohë që Orlando Bloom ndodhet në Afrikën e Jugut duke xhiruar filmin e tij më të fundit Zulu, modelja është frekuentuar me aktorin Leonardo DiCaprio.