Minogue: Nuk jam lesbike
SHBA, 16 korrik - Albumi më i ri "Aphrodite" i Kylie Minogue është një himn i vërtëtë për dashurinë universale, por kjo nuk do të thotë se këngëtarja pëlqën seksin e njëjtë.
Nuk kam thënë asnjëherë se jam lesbike, shprehet buykurishja australiane në një intervistë dhënë për revistën Out. Ajo shton se nuk ka dhënë asnjëherë intervistë për një revistë meksikane, sipas së cilës, këngëtarja pranoi se kishte prirje lesbike.
Në jetën time kam pasur vetëm lidhje me meshkuj. Kjo nuk do të thotë se kam paragjykime. E rëndësishme është që të jetë dashuri, ashtu si në këngët e mija, shton Kylie. Në karrierën e saj, Minogue ka shitur 60 milionë disqe në të gjithë botën.