Minogue mohon thashethemet për ndarje
SHBA, 4 qershor - Kylie Minogue ka mohuar spekulimet se ajo është ndarë nga i dashuri i saj, modeli Andres Velencoso Segura, duke i konsideruar këto thashetheme "të çmendura".
Këngëtarja e hitit "Spinning Around" qe 18 muaj është në lidhje me modelin spanjoll, i cili është thuajse një dekadë më i ri se ajo, ndërsa së fundmi tabloidet britanike kanë raportuar se ata kanë vendosur t'i japin fund lidhjes së tyre.
Mirëpo, 42-vjeçarja ka shkruar në faqen e saj në Twitter.com, duke u thënë fansave që të mos iu kushtojnë rëndësi thashethemeve për ndarje, sepse ato nuk janë të vërteta.