Minogue: I dashuri më qetëson
SHBA, 21 qershor - Kylie Minogue ka pranuar se kur ajo shfrenohet gjatë punëve me karrierën e saj, i dashuri Andres Velancoso gjithnjë tenton ta qetësojë atë.
Këngëtarja është në lidhje me modelin spanjoll që nga tetori i vitit 2008 dhe pranon se puna në albumin e fundit "Aphrodite", ishte hera e parë që ai e pa atë duke punuar dhe se tentoi ta qetësonte atë.
"Dallimi i madh në lidhjen tonë është se ai tani po më sheh se çfarë jam, kur jam duke punuar. Kam kaluar nga të qenit e relaksuar në të punuarit intensivisht, duke pasur shfrenime pas disa orësh punë dhe me të dashurin tim që duhej të më duronte. Ai vetëm më shikon dhe më thotë: 'Hey, qetësohu, asgjë nuk është problematike'", tregon Minogue.