22 Dhjetor 2024

Minogue dëshiron t'i kthehet aktrimit

SHBA, 17 qershor - Këngëtarja e famshme Kylie Minogue, ka zbuluar se ajo është duke menduar për një rol të ri aktrimi, duke thënë se kërkon t'i lërë prapa dështimet gjatë së kaluarës fushën e kinematografisë.

Këngëtarja australiane që u bë e famshme në vitin 1989, është duke shqyrtuar ofertat për t'u rikthyer përsëri në ekranin e madh, pas dështimit për sukses në kinematografi.

"Unë kam dëshirë të madhe për ta sfiduar përsëri veten me në fushën e aktrimit. Do të doja të bëja disa filma të pavarur. Është ende shpejt për të thënë diçka, por jam në proçes të zgjedhjes ndërmjet pjesëve specifike", tha Minogue.

Këngëtarja australiane ka pasur një sukses në karrierë dhe është nominuar me çmime të ndryshme. Minogue është nominuar me çmimet ARIA, Brit Awards, dhe Gramy Awards.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)