23 Dhjetor 2024

Ministrja Dumoshi, pjesë e samitit të rinisë nga vendet e Ballkanit, me 154 të rinj

Prishtinë, 24 prill - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Dumoshi ishte pjesë e samitit të parë virtual të të rinjve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Presheva, i cili u organizua nga LDA Balkan në bashkëpunim me Balkan Network for Citizenship Education, i cili mblodhi shtetet e Ballkanit në një formacion dhe që u mbajt mbrëmë.

Ministrja Dumoshi ekspozoi programin e rinisë dhe prioritetet e saj dhe të MKRS-së për të rinjtë e Republikës së Kosovës. Fokus i MKRS-së gjatë mandatit të saj qeverisës do të jetë angazhimi dhe shfrytëzimi i potencialit rinor për të shtyrë përpara çështje të rëndësishme.

Temë e përgjithshme e këtij samiti ishte "Rinia e Ballkanit në Kohën e Pandemisë COVID-19.” Pjesë e samitit virtual ishin edhe përfaqësues nga vende të rajonit, ndër ta edhe Genci Nimanbegu, zv.Kryetar në Parlamentin e Malit te Zi, Ermina Lekaj Prljaskaj, Deputete në Parlamentin e Kroacise, Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës dhe Irsa Ruçi, Drejtoreshë e Shërbimit të Përgjithshëm Kombëtar të Rinisë në Republikën e Shqipërisë

Ministrja Dumoshi, u shpreh e kënaqur që patën mundësinë të diskutojnë për nevojat dhe prioritetet e rinisë në këtë periudhë pandemie.

Ajo Shtoi se vetëm duke i bërë të rinjtë pjesë integrale të proceseve institucionale, zhvillimi mund të marrë formë në vendet e Ballkanit jug-perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)