Ministria e Kulturës ndan çmimet në fushën e muzikës
Prishtinë, 8 qershor - Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës.
Profesoreshat e muzikës: Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë lauretae të Çmimit për vepër Jetësore për muzikë Niketë Dardani për vitin 2015. Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për Fantazia e Fuga për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për Suitë shqiptare për orkestër harqesh, Kreshnik Aliçkaj për Koncert për violinë e piano e orkestër si dhe Drinor Zymberi për Cantata Metamorphosis për solistë, kor e orkestër.
Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së Nr. 10/2015 për dhënien e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore Niketë Dardani dhe çmimeve për vepra muzikore dhe kanë vlera financiare.