Ministria e Kulturës ndan çmimet në fushën e kinematografisë
Prishtinë, 10 qershor - Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë.
Çmimi për Vepër Jetësore për kinematografi Bekim Fehmiu për vitin 2015 i ndahet aktorit Bislim Muçaj, ndërsa çmimi vjetor në këtë fushë ndahet për producentin e filmit Shok, Eshref Durmishi.
Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së për ndarjen e çmimeve për kinematografi dhe kanë vlerën financiare prej 5,000 euro për çmimin Bekim Fehmiu, përkatësisht 2,500 euro për çmimin vjetor.