Ministri Shala viziton Vitinë dhe Zhegrën
Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot viziton Komunën e Vitisë dhe Komunën e Zhegrës.
Fillimisht ministri Shala do të zhvillojë një takim në zyrat e kryetarit të Komunës së Vitisë dhe do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit për Renovimin e Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll.
Më pas do të bëhet përurimi i renovimeve në Shtëpinë e Kulturës në Viti.
Po ashtu, ministri Shala do të viziton Zhegrën, ku MKRS-ja do të investojë ndërtimin e Palestrës së Sporteve.