Ministri Shala viziton Kroacinë
Prishtinë, 10 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të ketë takime të nivelit të lartë politik dhe do të nënshkruaj Marrëveshjen për Bashkëpunim Kulturor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.
Ministri Shala gjatë vizitës në Kroaci, përveç takimeve të nivelit të lartë politik, do të ketë takime edhe me komunitetin shqiptar atje.