09 Janar 2025

Ministri Shala vizitoi Kalanë Harilaqit

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bashkë me zëvendësministrit Rexhep Hoti dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, vizitoi Kalanë e Harilaqit, ku u njoftua për së afrimi më gërmimet arkeologjike që po bëhen në këtë lokalitet me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Me këtë rast, ministri Shala i përgëzoi arkeologët për punën që kanë bërë gjatë këtij viti në këtë lokalitet, dhe njëkohësisht u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë dhe të mbështesë trashëgiminë kulturore të Kosovës, si në gjurmime, po ashtu në konservim, restaurim, promovimin dhe njohjen sa më të gjerë të saj.

Ministri Shala, po ashtu u shpreh se këto gjurmime dhe gjetjet e shumta që po bëhen anë e kënd Kosovës, janë dëshmi e fuqishme se Kosova ka një trashëgimi të pasur që lidhet me kohëra të ndryshme, që nga periudha e hershme dardane, dhe si të tilla, përbëjnë vlerë të posaçme për kulturën e Kosovës.

Ministri Shala u shpreh se Kosova këto pasuri të jashtëzakonshme kulturore, të periudhave të hershme dhe atyre të mëvonshme, janë në interes të shtetit të Kosovës, prandaj nga ne kërkohet t’i ruajmë dhe promovojmë.

Po ashtu, ministri Shala vlerësoi se materialet e pasura arkeologjike që janë zbuluar në këtë lokalitet, si: thika stralli, qeramikë, vegla pune, stoli, monedha, etj., por edhe objektet sakrale dhe profane, janë dëshmi se kemi të bëjmë me një vendbanimi të hershëm e me rëndësi për kohën.

Kala e Harilaqit, ka domethënie për identitetin kulturo e shpirtërore të Kosovës, u shpreh Shala dhe shtoi se ai dhe MKRS-ja, në synime te tij politike ka prioritet mbrojtjen dhe afirmimin e trashëgimisë së pasur kulturore, njëherësh duke çmuar, ruajtur dhe vlerësuar diversitetin e saj, si vlerë shtesë të Kosovës.

MKRS-ja gjatë këtij viti ka ndihmuar me 40 mijë euro për Kalanë e Harilaqit, dhe po aq janë të parapara për vitin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)