Ministri Shala takohet me kryetarin e SBASHKU-ut
Prishtinë, 11 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala është takuar sot me Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, SBASHK.
Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Rrahmani u bisedua për kushtet e përgjithshme në të cilën ndodhen të punësuarit në Kosovë, veçmas ata të kulturës.
Po ashtu, ndërmjet Shalës dhe Jasharit u theksua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe SBASHKU-ut në funksion të përmirësimit të kushteve për këtë kategori të punëtorëve.
Ministri Shala u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me SBASHK-un, në të mirë të mbrojtjes së interesave të punëtorëve në sektorin e kulturës. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe u shpreh se do të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve për punonjësit e sektorit të kulturës në Kosovë.