10 Janar 2025

Ministri Shala premton kujdes të veçantë për librin

Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim sot drejtuesit e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Demaku, me të cilët diskutoi për të arriturat dhe sfidat që kanë të bëjnë me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij.

Ministri Shala theksoi se gjatë mandatit sa do të jetë në krye të MKRS-së, do të ketë një kujdes të veçantë për aktivitetet që kanë të bëjnë me librin.

Ai tha se do të bëhet ndryshimi i politikave në raport me botimin e qarkullimin e librit, si dhe furnizimin e bibliotekave.

Ministri ka thënë se duke e ditur rëndësinë e librit, përkrahja për botimin, blerjen dhe shpërndarjen e tij do të jetë vazhdimisht në rritje edhe në forma të tjera, përmes mbështetjes për organizimin e panaireve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me librin dhe botimet tjera në përgjithësi.

Ndërkaq, drejtuesit e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, e kanë uruar ministrin për detyrën e re dhe presin nga ai të kenë një bashkëpunim të frytshëm në mënyrë që libri të marrë pozitën e merituar në shoqërinë tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)