Ministri Murati fton Kadaren në 'Ditët e Diasporës'
Paris, 4 prill - Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës në Francë, u takua edhe me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Në këtë takim miqësor, ministri Murati e njoftoi Kadarenë për punën e MeD-së, për aktivitetet kulturore që i organizon dhe për mësimin plotësues në diasporë, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar.
Me këtë rast, ministri Murati e ftoi shkrimtarin shqiptar që të jetë i pranishëm në Kosovë më 1 dhe 2 gusht, gjatë Ditëve të Diasporës.
Përveç të tjerash, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështje politike, për domosdoshmërinë e konsensusit mes politikës shqiptare për ta fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për ta forcuar orientimin evropian të popullit tonë.