Ministri Krasniqi,viziton Francën
Po ashtu ministri Krasniqi do të ketë takim me udhëheqësit e Departamentit për Evropën Kontinentale dhe për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës si dhe me Patrick Bloch, kryesuesin e Komisionit për Çështje të Kulturës dhe Arsimit të Asemblesë nacionale.
Përveç këtyre, Krasniqi do të zhvillojë një takim edhe me nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Francës, zotin Bernard Desumer. Në këtë takim ministri pritet të shoqërohet edhe nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Temat kryesore të takimeve do të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sportit, me theks të veçantë do të diskutohet për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.
Në takim me Komisionin për çështje kulturore ndërkaq temë diskutimi do të jetë bashkëpunimi në fushën e kulturës mes Francës dhe Kosovës.