01 Janar 2025

Ministri Krasniqi takoi të rijnë shqiptarë e serbë nga jugu dhe veriu i Mitrovicës

Prishtinë, 29 Nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim anëtarët e organizatës joqeveritare nga Mitrovica, “D &G”.

Kjo organizatë është e përberë nga shqiptarët dhe serbët nga jugu dhe veriu i Mitrovicës. Qëllimi i tyre është që të rrisin komunikim ndëretnik si dhe të  zhvillojë projekte të ndryshme për rininë, qoftë në edukim joformal por edhe në aktivizim dhe pjesëmarrjen e rinisë.

Ministri Krasniqi ka vlerësuar shumë punën e tyre, duke e quajtur bashkëpunimin e tyre një shembull të dialogut dhe punës pa dallime.

 Ai tha se Kosova ka vizion të qartë për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Ministri i ka njoftuar të rinjtë me politikat programore të MKRS-së për rininë dhe projektet që janë zhvilluar deri tash.

Ai theksoi se në këto tre vjetët e fundit mbështetja për rininë është rritur shumë, si në përfshirjen e saj në procese vendimmarrëse, krijimin e mekanizmave përfaqësues të rinisë, mbështetjen e projekteve të ndryshme të organizatave rinore dhe ato joqeveritare, ndarjen e fondeve për qendra rinore dhe aspekti i rëndësishëm ndermarrësia, ku janë ndarë grante për qindra të rinj për hapjen e biznese të reja.

Ministri Krasniqi ka ofruar përkrahjen e plotë për këtë organizatë, duke inkurajuar ata që të zgjerohen dhe shtojnë aktivitetet e tyre në funksion të përmirësimit të raporteve mes njerëzve dhe ndërtimin e një të ardhme më të mirë.

Nga ana tjetër, Milos Golubovic, menaxher i organizatës, ka falënderuar ministrin për pritjen dhe për përkrahjen që i ka dhënë rinisë deri më tash. Ai ka njoftuar me disa nga aktivitetet që kanë zhvilluar deri më tash si ojq dhe për planet që kanë në të ardhmen.

 Një nga këto aktivitete që aktualisht janë duke zhvilluar është edhe projekti “Rritja e bashkëpunimit të te rinjtë e Mitrovicës përmes debateve ‘Karl Poper”.

Golubovic tha se qëllimi i tyre është që të rriten dhe që përmes zërit te të rinjve, bashkëpunimit të tyre të ndërtohen raporte sa më të mira.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)