Ministri Krasniqi merr pjesë në ndarjen e çmimeve European Film Awards
Prishtinë, 7 dhjetor - Me ftesë të Akademisë Evropiane të Filmit (European Film Academy), Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Evropiane të Filmit (European Film Awards), që mbahet sonte në Berlin.
Ky është edicioni i 26të i këtij evenimenti dhe në të po marrin pjesë Ministra nga vende të tjera të Evropës dhe Ballkanit si dhe kineastë e artistë të shumtë.
Nga Kosova marrin pjesë edhe pjesëtarët tanë të EFA-s, Fatos Berisha, Arben Zharku, Valona Jakupaj si dhe Vjosa Berisha. Pjesëmarrës nga Kosova është edhe Drejtori Artistik i Dokufest Veton Nurkollari. Anëtare e EFA-s është edhe regjisorja Blerta Zeqiri.
Kosova viteve të fundit ka thelluar bashkëpunimin me këtë institucion shumë të rëndësishëm të filmit në Evropë dhe Qendra Kinematografike e Kosovës tanimë është partner zyrtar i tyre.