Ministri Gashi viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana
Prishtinë, 19 korrik - Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana.
Gjatë kësaj vizite, Ministri do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik, punime tjera në bashkëpunim me L’Ecole Normale Superiore - Paris (Universitet me karakter shkencor, kulturor dhe profesional) dhe Universitetin e Prishtinës, sipas marrëveshjes se nënshkruar vitin e kaluar.
Ne te njëjtën kohë, Ministri do të zhvillojë bashkëbisedim edhe me disa studentë të Universitetit Veror - po ashtu mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit.