24 Dhjetor 2024

Ministri Gashi vizitoi atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për Vitin e Skënderbeut, ka vizituar sot atelienë e skulptorit Gëzim Muriqi, punimi i të cilit është përzgjedhur nga ana e komisionit për kompozicionin e shtatoreve për tre Liderët e Lidhjes Shqiptare: Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

Kjo vizitë nga ana e ministrit Gashi, është bërë pak ditë pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit Kompozicion për tre liderët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të kremtimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si dhe në vitin jubilar të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sipas memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja mbështet projektin me 20 mijë euro, projekt i cili duhet të përfundojë deri më 27 nëntor 2018. Ndërkaq, Komisionin Ndërministror bashkëfinancion projektin me vlerën financiare prej 150 mijë euro.

Ministri Gashi ka parë nga afër punimet për kompozicionet e shtatores së Sylejman Vokshit me ç’rast u nda tepër i kënaqur me punën e skulptorit Muriqi.

Me këtë rast ministri Gashi tha: “Jam tepër i lumtur që shoh nga afër punën e mrekullueshme të skulptorit Muriqi. Jam këtu për ta motivuar atë dhe garantuar se MKRS-ja do të jetë në mbështetje të plotë të tij dhe komisionit përkatës deri në përfundimin e këtij projekti me rëndësi për vendin dhe kombin tonë”.

Kompozicioni i shtatoreve të tre liderëve të Lidhjes, pritet të përfundohet në muajin nëntor të këtij viti.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)