Ministri Gashi ndau mirënjohje për Vasfije Krasniqi Goodman
Prishtinë, 25 shtator - Në Teatrin "Bekim Fehmiu" u shfaq "Bisha në Hënë" nga Richard Kalinoski e aktorët që interpretuan në këtë shfaqje ishin të mbijetuarit e luftës së fundit. Pjesë e shfaqjes ishte edhe znj. Vasfije Krasniqi Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë.
Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi ndau mirënjohje për znj. Vasfije Krasniqi Goodman.
Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë nga të dhunuarat gjatë luftës së fundit në Kosovë që ka dalë publikisht në televizion për të rrëfyer torturat që ka përjetuar gjatë luftës.
Ministri Gashi tha se kjo mirënjohje për zonjën Vasfije ndahet për kontributin e veçantë dhe të rrallë në sensibilizimin e opinionit vendor e ndërkombëtar përmes artit për përjetimet dhe vuajtjet e mbi 20 mijë grave shqiptare gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.