Ministri Gashi inspekton Teatrin Kombëtar dhe Bibliotekën Kombëtare
Prishtinë, 5 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitoj Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Arsyeja e këtyre vizitave është inspektimi nga afër i objekteve të Teatrit dhe Bibliotekës dhe dëgjimi i shqetësimeve dhe problemeve infrastrukturore që janë prioritare të ndërhyhet.