Miley Cyrus dhe Patrick Schwarzenegger prapë bashkë
Kaliforni, 25 mars - Pas thashethëmeve se Miley Cyrus dhe Patrick Schwarzenegger janë ndarë ndodhë befasia për bashkimin e tyre.
Është Miley ajo që poston një foto në instagram ku ata shihen duke u puthur në një foto e cila është bërë pas një darke ku ata kanë ngrënë sushi në një restoran në Kaliforni të hënen.
Përndryshe më herët është thënë se Patrik e ka tradhëtuar Miley Cyrus përderisa ishte në një udhëtim në Cabo San Lucas të Meksikës dhe se kjo ka ndodhur gjatë pushimit pranveror të shkollës.
Pas kësaj Patrick e kishte bërë të qartë mendimin e tij përmes twitter duke thënë së ,,Unë nuk do të bëja asgjë kundër të dashurës sime\".