Michelle Pfeiffer, shfaqet me bukurinë e saj natyrale
Hollywood, 7 dhjetor - Michelle Pfeiffer, ndryshe nga koleget e saj të Hollywood-it të cilat bëjnë injeksione botoksi në kërkim të rinisë së përjetshme, u shfaq me bukurinë e saj natyrale në premierën e filmit New Years Eve, në Los Angeles.
Aktorja 53-vjeçare ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj 55-vjeçar David E. Kelly, me të cilin është e lidhur që nga viti 1993.
Zac Efron, një tjetër protagonist i këtij filmi me regji të Garry Marshall, u shpreh se pranoi rolin vetëm kur mori vesh se do të punonte me Pfeiffer.
Michelle më kishte lënë një mesazh në telefon ku thonte se do kishte shumë dëshirë që unë të isha pjesë e filmit. U entuziazmova shumë sepse e adhuroj si aktore, deklaroi Efron për Acces Hollywood.