Michelle Keegan ia kalon Kim Kardashian dhe Beyonce
Los Angeles, 5 gusht - Michelle Keegan ka fituar përsëri. Ish-aktorja e Corrie ka mundur Kim Kardashian e Beyonce për të fituar çmimin si vajza më e bukur me bikin këtë vit.
Ajo gjatë gjithë javës që lamë pas ka postuar fotografi në Instagram, ku edhe fitoi famë për këtë gjë dhe fotot e saj u shpërndanë shumë online.
Tani, ndoshta nuk ishte edhe befasi, 27-vjeçarja prin në anketën për vajzën më të mirë në bikin për të dytën herë.
Ish ylli i Coronation Street, e cila është e fejuar me Mark Wright, e ka mposhtur në këtë garë edhe bukuroshe të njohura Rihanna, Beyonce, Kim Kardashian dhe bukuroshen e re Chloe Sims duke dalë e para.
Në top 10 hynë edhe Rihanna, Kim Kardashian dhe Kendall Jenner.