23 Dhjetor 2024

Micheal Jackson, 275 milionn dollar në 2010-n

SHBA, 18 mars - Micheal Jackson është këngëtari që më shumë u pasurua në vitin 2010, ndërsa shtëpia diskografike që zotëron të drejtat e tij arkëtoi plot 275 milion dollarë pas vdekjes së “Mbretit të popit”, bëri të ditur revista e specializuar “Forbes”.

Emra si Rihanna dhe Lady Gaga, pavarësisht se shumë popullorë mes të rinjve të sotëm, nuk mund të krahasohen me “Thunderstuck” të AC/DC, të cilët vetëm me turin e vitit të shkuar fituan 130 milion dollarë, me U2 të dytët.

Beyonce-Jay Z. janë një tjetër çift jashtëzakonisht i suksesshëm. Në vitin që lamë pas, këngëtarja fitoi 87 milion dollarë, ndërsa bashkëshorti i saj “vetëm” 63.

Falë albumit të ri të hedhur në treg, edhe një këngëtare në hije kohët e fundit si Britney Spears, pa pasurinë e saj të shtohej me 64 milion dollarë më shumë.

Bota e kinemasë në 2010-n u dominua tërësisht nga regjizori James Cameron, i cili me “Avatar”-in prodhoi filmin me më shumë fitime të historisë.

Nga 2,7 miliardë dollarë arkëtime në të gjithë botën, Cameron fitoi një pjesë të mirë “të tortës”, plot 210 milion dollarë, duke krijuar një hendek shumë të madh me Johnny Depp, i dyti me 100 milionë.

Midis femrave, më e suksesshmja ishte Sandra Bullock, e cila doli nga një seri skandalesh pas divorcit me një llogari bankere të shtuar me 56 milion $.

Dyshja e “Twilight” fitoi më shumë se 50 milion dollarë në 2010-n (28,5 mln $ Kristen Steëart dhe 27,5 mln $ Robert Pattinson). 

Përsa i përket televizionit, Oprah Winfrey nuk krahasohet me asgjë. Me 325 milion dollarë të fituar në vitin që lamë pas, ajo arkëton pothuajse një milion në çdo ditë të vitit, falë emisionit televiziv që arrin shifra të jashtëzakonshme audience në ekranet amerikane.

Me shumë distancë ajo ndiqet nga Ellen deGeneres dhe Ryan Seacrest me 55 dhe 51 milion dollarë, përkatësisht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)