Michael Jackson në krye të "Forbes"
SHBA, 26 tetor - Atë që nuk arriti ta bënte gjatë jetës së tij, madje edhe kur ishte në kulmin e karrierës si këngëtar, Michael Jackson e realizon 1 vit pas vdekjes.
Mbreti i Popit u rendit i pari për shumën e arkëtuar brenda 12 muajve të fundit në listën e njerëzve të famshëm që nuk jetojnë më, ndërkohë që në renditjen e përgjithshme rënditet i 2, menjëherë pas Oprah Winfray.
Sipas revistës prestigjoze Forbes nga shitja e This is it tek kompania Sony si dhe rritja e madhe e e interesimit të fansave pas ndarjes nga jeta të tij, sollën në arkën e Mbretit të Popit plot 275 milionë dollarë.
Vendi i dytë mbahet nga një tjetër mbret i muzikës, ai i Rock nRoll-it, Elvis Presley, i cili megjithëse është ndarë nga jetë shumë vite para Michael, sipas Forbes ka arkëtuar brenda një viti 60 milionë dollarë, pjesa më e madhe të cilave falë spektaklit Cirque du Soleil të organizuar në Las Vegas.