Mervan Mustafa hap ekspozitën në Londër
Londër, 20 nëntor - 'Jeta në kuadrat' quhet ekspozita e Mervan Mustafa e cila do te ekspozohet në Londër me 22 nëntor e që njëherit kjo është ekspozita e gjashtë e radhes per artistin.
Artisti Mustafa thote permes punimeve kame shprehur se si njerzit kane jetuar neper izolime te ndryshme, apo mbrenda nje kuadrati te caktuar, vet jeta si e till gjendet mbrenda nje kuadrati qoft bota njerzore, bimore apo shtazore.
"Jeta si nje antitez e qdo individi ne veçanti dhe e shoqerisë ka barrierat e sajë janë sa me te natyrshne aq edhe paradoksale, sa e organizuar aq edhe spontane."
"Shpesh here kemi hasur teori te cilat kane interpretuar jeten si nje proces evulutiv qe ne vazhdimsi ka pasur ndryshime.Te tilla ndryshime ku me shumë e ku më pak i kemi perjetuar e realizuar me kenaqesi por edhe brengat dhe stuhit qe do ti sjell vet jeta e njeriu dashje dhe padashje duhet ti kaloj dhe perjetoj."
"Çdo rrugëtim njerzor duhet te jetë sfidues ne labirintet e jetës te fusin ne ato shtigje ku te japin kuptim dhe simbolikë çdo veprimi te matur, dhe çdo perpjekje ka edhe tetpjetat dhe se jeta duket e tillë ne ditët qe jetojm."
"Kuadrati im ne pikturat e mija shpreh jetën, lirinë dhe ambicien", thekson Mustafa...
Kurse profesor Fatmir Krypa thot se Mervani dikur si student erdhi me pak njohuri rreth Grafikës pasi që Grafika nuk ka qen e aplikuar paraprakisht në shkollimin e mesem, por brenda pak kohe Mervani me angazhimin, intuiten, potencialin e ti u bë bartsi kryesor i studentëve në Grafik, ku për këtë edhe mori qmimin student i dalluar.
Prof.msc.Fatmir Krypa gjithashtu per punen e artistit shprehet se krijimtaria artistike e Mervan Mustafës duhët të shikohet dhe të analizohët nga dy rrafshe, në rafshin e artit të grafikës, ku me pasion të lartë studioj dhe magjistroj, si dhe në ate të pikturës ku implementoj synimet e artit të ngjyrës me fokusë të gjërë nga sfera imagjinative.
Në veprat e fundit “Jeta në kuadrat“ Pasqyrohën disa nga grafikat të cilat janë të realizuara në teknikën e litografisë, akuatintës si dhe në teknikën e kombinuar dhe në monotipi, që të gjitha këto me motive dhe elemente nga trevat karakteristike të vendit tonë.
Ndonse shumica e grafikave janë të realizuara në teknikën bardhë e zi, materizimi i formave dhe valerit pëtcaktojnë qartë motivin përbajtësor.
Ato kanë një emërues të përbashkët, kompozicion me dritare dhe derë të hapur, ose të mbyllur në enterier a po në eksterier.
Të gjitha këto të përciellura me një svond të murit me teksturë të plasaritu e cila krijon një lidhëshmeri të mirë të këtyre elementeve përbatsore të grafikës.
Në trajtat tjera kompozicionale të grafikave, vrehët ndonjë figurë në formë siluete e shoqëruar me një hijezim të sajë, i cili e shoqëron dhe e përmban elementin primar të grafikës.
Pothuajse në të gjitha grafikat i hasim motivet nga nëpër trevat tona, nga jeta në fshat dhe qytet. Grafika e cila mbizorëron në kuadër të këtij cikli dhe që i jep trajtim tematik, është grafika me dritare në svond të bardhë mu në mes të kompozicionit me kornizë dhe me një tonë të zi në pjesën e poshtme.
Kur i ndjekim me vemendje krijimet grafike të Mervan Mustafës, ato synojnë të pasqyrojnë krijimtarinë individuale në dekadën e fundit të cilat e profilizojnë dhe e ngrisin imresionet jetsore të trevave ku krijuesi vepron me botën e emocioneve të shprehura në grafikë apo në pikrurë.