Mel Gibson rrezikon katër vjet burg
Hollywood, 21 janar - Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, rrezikon të dënohet deri me katër vjet burg, për rrahjen e ish-të dashurës së tij Oksana Grigorieva, lajmëruan mediat amerikane.
Prokurorët pranuan se është shumë e mundur që 55-vjeçari të përballet me akuzat e dhunës shtëpiake. Protagonist i Bravehart-it dhe Lethal Weapon-it, ndër të tjera, është akuzuar se i ka thyer dy dhëmbë Oksana-s, në shtypinë e tyre të përbashkët në Malibu, Kaliforni, gjatë janarit të 2010-s.
Akuza më e rëndë e tij është ajo e rrahjes së 40-vjeçares ruse, në kohën kur ajo po ushqente dhe mbante në krahë foshnjen e tyre 2-muajshe, Lucia-n.
Gibson i ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendon se Oksana po përpiqet t`i marrë para nëpërmjet shantazhit. Çifti njoftoi për marrëdhënien e tyre në prill 2009, pasi Gibson u nda nga gruaja e tij Robyn, pas 29 vitesh martese.