Megan Fox reklamon veten
Hollywood, 4 maj - Aktorja amerikane, Megan Fox, realizoi disa fotografi joshëse, në kuadrin e një fushate publicitare për një kompani teknologjike amerikane.
25-vjeçarja e Transformers u zgjodh si fytyra e re e kompanisë elektronike Sharper Image, por duke gjykuar nga fotografitë, ajo ishte duke reklamuar shumë më tepër se sa vetëm kompaninë në fjalë.
Megan, e cila besohet se është duke pritur fëmijën e saj të parë, u shfaq në fotografi me të brendshme të zeza, mbuluar nga një bluzë e bardhë, ndërsa mban në dorë një produkt të Sharper Image.
Kompania në fjalë është e specializuar në një gamë të gjerë produktesh, që nisin që nga elektronika, pajisje fitness, kozmetikë dhe orendi shtëpiake.