Megan Fox, reklamon veshjet e Armanit
SHBA, 5 gusht - Aktorja joshëse Megan Fox është personazhi i ri i koleksionit të kozmetikës së Giorgio Armanit, ndërsa do të paraqitet në fushatën reklamuese të kompanisë nga fundi i këtij viti.
Bukuroshja, e cila më herët ka reklamuar veshjet e brendshme Emporio Armani dhe xhinset Armani, është shprehur e entuziazmuar që është angazhuar nga kompania e famshme e modës.
"Armani është një vizionar ikonik për të gjitha gjërat e modës. Jam e nderuar që jam lidhur me të dhe jam pjesë e kësaj fushate", ka thënë 24-vjeçarja.