Megan Fox në formë pas dietës
Hollywood, 10 shtator - Megan Fox ka ndjekur një dietë vegjetariane për shkak se shmangia nga produktet e mishit e kanë bërë që ajo të humbë peshë.
Aktorja 25 vjeçare e cila ka ndjekur një plan strikt të bazuar në stil vegjetarian të jetesës, thotë se nuk është aq e kënaqur për shkak se humbi shumë në peshë.
Për një vit e gjysëm, deri katër muaj më parë, unë kam ndjekur një dietë vegjetariane e bazuar në fruta dhe perime, pa bukë, sheqer dhe kafe. Humba shumë peshë, theksoi ajo.