Megan Fox, në filmin e parë pa u zhveshur
Hollywood, 18 shkurt - Megax Fox preferohet zakonisht nga regjizorët për skenat e nxehta, gjatë së cilave ajo shfaqet pothuajse e zhveshur.
Megjithatë, 24-vjeçarja po xhiron për herë të parë në karrierën e saj si aktore një film në të cilin është e mbuluar më shumë seç duhet.
Së bashku me protagonistin mashkull, Jon Hamm, Megan ndodhet në një resort dimëror, në të cilin është duke xhiruar disa skena me dëborë.
Për regjizorin e filmit Friends with Kids, ishte një lajm i mirë që Megan përdori të gjithë shkathtësinë e saj, për të mësuar shumë shpejt se si të drejtonte një skejtbord.