Megan Fox, ndihmë për rritjen e fëmijës
Los Angelos, 18 dhjetor - Megan Fox ka pranuar në një emision televiziv amerikan se ka punësuar një grua për ta ndihmuar me djalin e saj 2-muajsh.
Aktorja e bërë e famshme në sagën Transformers, theksoi: Unë dhe Brian Austin jemi shumë të lumtur që kemi mes nesh Noelin tashmë. Gjithsesi, rritja e një fëmije qenka më e vështirë nga çprisja.
Në fillim mendova se mund tia dilja vetë mbanë, por ishte e pamundur. I kisha mbivlerësuar aftësitë e mia. Unë dhe Brian u rraskapitëm dhe i thashë se nëse nuk merrnim dikë për ndihmë, do të divorcoheshim. Nuk po flinim dot më dhe po të vazhdonim ashtu, do të vrisnim njëri-tjetrin, theksoi Megan Fox.