Megan Fox me probleme psiqike
Hollywood, 28 maj - Bukuroshja hollywoodiane Megan Fox, në intervistën e dhënë kohë më parë, tha se vuan nga sëmundja e skizofrenisë sikur idhulli i saj Marilyn Monroe, e cila thuhet se ka bërë vetëvrasje në vitin 1962.
Ylli i filmit The Transformers është e bindur se është mentalisht e sëmurë, por ende është duke pritur diagnozën e gjendjes së saj.
Unë kam lexuar çdo libër e cila është shkruar për Marilyn Monroe-n. Do të mund të përfundoj njësoj si ajo, sepse mendoj që i kam disa simptoma të skizofrenisë.
Definitivisht unë kam një lloj problemi mental. Por ende nuk e di sigurt se çfarë është, tha ajo.
Megan gjithashtu ka thënë se e urren kur ia ngulin sytë dhe se është e pasigurt në lidhje me trupin e saj.
Urrej kur njerëzit mi ngulin sytë. Nuk e di se çka do të bëja në atë moment që ta evitojë këtë gjë. Duhet këtu të përmendi edhe atë se jam e pasigurt në trupin tim ka deklaruar e mërzitur ylli Hollivudian Fox.