10 Janar 2025

Me art publik kundër degradimit të Prizrenit

Prizren, 11 gusht - Kanë përfunduar punimet në dy intervenimet artistike, pjesë të projekit të EC Ma Ndryshe  \"Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren\", që synojnë të tërheqin vëmendjen e publikut dhe institucioneve të shtetit për problemet aktuale të qytetit përmes metodave të të shprehurit kreativ.

Pas promovimit të intervenimit të parë “Ura e dashurisë” në muajin maj, dy veprat e rradhës “Unë jam monument” dhe “Analogjia inverse” kanë zënë vendet e tyre në hapësirën publike të qytetit.

Intervenimi artistik \"Unë jam monument\" i Senat Halitit synon të rikthejë Arastën e vjetër fizikisht, përmes volumetrisë fantome të urës së mbuluar. Forma përmes thjeshtësisë tenton të sjellë në vëmendje një kujtim të mirë të Arastës se dikurshme, përderisa materiali PVC përmes kompleksitetit në vetvete flet për zymtësinë dhe realitetin e hidhur që po e mbyt qytetin e Prizrenit.

Unë jam monument është homazh për qendrën që po zhduket, krenarinë e Prizrenit, urat dhe çdo gjë të bukur që kjo pjesë e qytetit dikur strehonte në brendinë e saj, e që sot më nuk i ka.

Kjo vepër është një thirrje për institucionet përgjegjjëse të shtetit si dhe për qytetarët për të hapur sytë kundrejt realitetit të hidhur dhe për të vepruar dhe ruajtur  vlerat kulturore të qytetit të Prizrenit.

Intrvenimi tjetër artistik “Analogjia Inverze”, me autore Nora Temaj, Mirëjetë Simitqiu dhe Fjolla Voca ngërthen në vete pjesën revitalizuese dhe atë artistike dhe është realizuar në hapësirën e Kejit  duke shfrytëzur materiale recikluese.

Me anë të këtij intrvenimi autoret janë munduar të shprehin pakënaqësinë e qytetarëve për degradimin dhe mos kujdesin ndaj hapësirave publike nga institucionet përgjegjëse.

“Analogjia Inverze” është intervenim për që e bën hapësirën publike të shfrytëzueshme dhe të qasshme për të gjithë qytetarët e Prizrenit. Ky intervenim është revoltë ndaj dinamikës së ndërtimeve në Prizren, sidomos atyre që po e shkatërrojnë qendrën historike, e bashkë me të edhe kujtesën kolektive e cila është shtresuar përgjatë një kohë shtrirjeje prej mijëra vjetësh qysh nga formimi i qytetit. Shikuar prej një këndi tjetër kjo analogji e kthyer mbrapsht jep porosi përmirësimi për rikonceptimin e një qytetit edhe në aspektin e qasshmërisë.

Intervenimet artistike janë pjesë e projektit “Aktivizmi Kulturor dhe Urban në Prizren” që synon të nxisë debat shoqëror mbi rolin e aktivizmit kulturor dhe urban në transformimin e qytetit, bazuar në parimet e qeverisjes demokratike. Në esencë, projekti është një iniciativë e intervenimit kulturor dhe artistik që në mënyrë kreative i trajton sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)