McCartney, drejt martesës së tretë
New York, 14 shtator - Gjithçka është gati për dasmën e tretë të këngëtarit Paul McCartney, i cili do të martohet me trashëgimtaren amerikane Nancy Shevell.
Çifti është larguar nga New Yorku dhe po përgatitet për ceremoninë e cila do të zhvillohet në praninë e disa të afërmve të tyre.
Paul, dëshiron të evitojë rrethin mediatik, i cili e ka shqetësuar në dasmën me Heather Mills, në vitin 2002 në një kështjellë hollandeze të shekullit të 17-të.
Do të martohen. Ndodhen në qiellin e shtatë, gjithçka është gati, shprehen miqtë e tyre.