Mbyllet konkursi për Bridge Film Fest
Prishtinë, 16 maj - Me anë të kësaj komunikate, Bridge Film Fest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Mitrovicë, njofton që dje është mbyllur konkursi për pranimin e filmave.
Përgjatë kësaj kohe kemi pranuar gjithësej 2842 filma nga 106 shtete, ku prej tyre 368 të metrazhit të gjate dhe 2474 të metrazhit të shkurt. Në listen e filmave që kanë aplikuar prijnë filmat nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Spanja, Franca, Britania e Madhe, India, Kanada, Irani , Italia, Rusia, Kanada, Gjermania, Turqia, Brazili, Polonia, Greqija, Meksika, Irani, dhe shumë shtete te tjera. Në këtë edicion kemi vërejtë një ngritje të madhe të interesimit nga vendet e rajonit dhe kjo është reflektuar në numrin e aplikuesve nga i gjithë Ballkani, përshirë Kosovën, Serbinë dhe Shqiperinë.
Në konferencën për media që do të mbajmë në ditët e fundit të muajit qershor, do ju njoftojmë rreth filmave të përzgjedhur dhe detajet tjera, si dhe do tua prezantojmë programin e festivalit me filmat e përzgjedhur të Edicionin të Tretë Bridge Film Fest.
Në emër të stafit të Bridge Film Fest, ju falënderojmë për bashkpunimin dhe për hapësirën që po i jepni Festivalit tonë!