Mbahet takimi i parë i huazimit të librave tek Aleanc Franceze
Prishtinë, 4 dhjetor - Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Kosovë do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave tek objekti i Aleancës Franceze.
Me pjesëmarrjen e ambasadores franceze në Kosovë, Shkelqësia e saj, znj. Marie -Christine Butel, të premten do të mbahet një shfaqje arstitke e përcjellur me këngë dhe poezi franceze, ku frengjishfolësit e interesuar, që kanë aplikuar paraprakisht, do të vijnë të huazojnë librat e bibliotekës së Aleancës Franceze.
Në mënyrë që kjo periudhë pandemike të kalohet me kohë kualitative dhe me qëllim të kultivimit të dukurisë së leximit kemi nisur aktivitetin për huazmin e librave. Pjesëmarrës mund të jetë kushdo, pa marrë parasysh moshën apo vendbanimin, mjafton që të interesuarit të kenë njohuri bazike të gjuhës frënge.
Takimi i së premtës do të jetë i pari në vazhdën e tre të tjereve që do të mbahen në ditët në vijim.