Mbahet sfilata e modës për persona me nevoja të veçanta
Prishtinë, 7 dhjetor - Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon për herë të parë në Kosovë eventin e modës për persona me nevoja të veçanta “E Bukura Fillon Me Ne”.
Ky event që organizohet për herë të parë në Kosovë, në bashkëpunim me dizajnerët më eminent vendor si: Valdrin Sahiti Lia Stublla Drenusha Xharra, Diana Qerimi, Etnik Shala, Shema Sahiti Labinot Gashi Enkelejda Shatri, Mia Matin, dhe Valon Pestisha, kreacionet e të cilëve do të prezantohen ekskluzivisht vetëm nga këta persona, ka për qëllim krijimin e mundësisë së shfaqjes së talentit të këtyre personave në këtë fushë.
Mbi të gjitha, fokus kryesor ka ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë sonë se edhe këta persona që kanë aftësi ndryshe duhet dhe mund të jenë te integruar edhe në fushën e modës, dhe krijimin e një pozite të barabartë të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.
Ideja kryesore e kësaj ngjarjeje është përqimi i një mesazhi ndryshe nga radhët e tjera për respektimin e të drejtave të njeriut. me fokus të vecantë respektimin dhe integrimin e barabartë të personave me nevoja të vecanta në shoqërinë tonë.
Në këtë event para publikut do të paraqiten 35 model dhe modele me nevoja të vecanta nga të gjitha kateogritë dhe komunitetet.
Në event kanë konfirmuar pjesëmarrjen mysafir nga fusha e politikës, artit, kulturës, diplomacisë dhe shoqërisë civile. Pervec sfilatës, ne skene do te ngjiten edhe Shefja e Zyres se BE-se ne Kosove Natalya Apostolova, Ambasadori i Norvegjise ne Kosove Per Strand Sjastaad, Ambasadorja e Kroacise ne Kosove Marija Kapitanovic, Ministri i Kultures Kujtim Gashi, Avokati i Popullit Hilmi Jashari dhe deputetja Flora Brovina te cilet do te perqojne mesazhin e respektimit te te drejtave te njeriut dhe do te kene nga nje fjale rasti.
Ky projekt vjen si vazhdimësi e projekteve që Ambasadorja Shala inicon cdo vit për kategori të caktuara të shoqërisë sonë dhe është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Kroacisë në Kosovë, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë dhe disa sponsor të tjerë vendor.
Përzgjedhja e modelëve pjesëmarrës është bërë në bashkëpunim me organizatat: Handikos, Down Syndrome Kosova, Autizmi dhe Rrograek.