26 Dhjetor 2024

Mbahet punëtoria e parë për brendimin e qytetit të Prizrenit

Prishtinë, 9 dhjetor - Më datën 7 dhe 8 dhjetor në Prizren u mbajt punëtoria për realizimin e planit të veprimit mbi brendimin e qytetit të Prizrenit në të cilën morrën pjesë profesionistë të fushave të ndryshme në Kosovë.

Autostrada Biennale së bashku me Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren (RrOK PZ) realizuan punëtorinë në lidhje me konceptin e brendimit të qytetit.

Në këtë rast bëhet fjalë për qytetin e Prizrenit i cili njihet për diversitetin etnik, gjuhësor dhe fetar dhe gjithashtu për pasurinë kulturore të cilat së bashku japin potencial për tu bërë kryeqytet kulturor e shpirtëror i Kosovës.

Në këtë punëtori të brendimit që u organizua për herë të parë në Prizren, u prezantuan konceptet e brendimit të qyteteve, u diskutua mbi elementet komplekse dhe gjithëpërfshirëse të brendimit dhe rrjedhimisht u hartuan elementet e një plani të veprimit të fushës së brendimit i cili do të jetë pjesë e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit.

Duke qenë se brendimi i qytetit është kompleks dhe shumë-dimensional, kjo punëtori ka mbledhur përfaqësues të fushave të ndryshme profesionale të cilët përveç njoftimit me konceptin e brendimit, kontribuan në ofrimin e perspektivave të ndryshme dhe mundësuan gjithëpëfshirjen si element të rëndësishëm të konceptit të brendimit të qytetit.
 Punëtoria përfshiu prezantime nga Eliza Hoxha, Yll Rugova, Jeton Jagxhiu, Nora Arapi Krasniqi, Berin Hasi, Tahar Alemdar dhe Rand Eppich.

Kjo punëtori u financua nga CHwB Kosova dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)