Mbahet nata e parë e javës së modës në Kosovë
Prishtinë 21 mars -Në ambiente madhështore të krijuara nga Gecjan Fashion Group enkas për Javën e modës, në Mentori Center në Ferizaj, është mbajtur nata e parë e Kosova International Fashion Week 2013.
Me pjesëmarrjen e modeleve më të njohura nga Kosova, Kroacia, Shqipëria, Bosna dhe Turkia, dhe me Kreatorët më të njohur nga i gjithë rajoni, java e modës në Kosovë ka filluar shkëlqimin që në natën e parë, duke e bërë eveniment i vlerave dhe mundësive të shumta.
Nën tingujt e një muzike tradicionale shqiptare të orkestruar posaçërisht, modelet nga mbarë rajoni kanë filluar sfilatën e parë me veshjen moderne të kombinuara me elemente tradicionale të Stilistit më të njohur ne Shqiperi, Joni Peci.
Stilisti Peci ne këtë eveniment theksoj se ndjehet i lumtur që prezanton stivimet e tij në javën e modës në Kosovë, duke theksuar se organizime të tilla, madhështore, janë të rralla në tërë Ballkanin.
Pas Joni Pecit, sfilata e dytë ishte me veshje ekskluzive të Shtëpisë së Modës Menakon te stilistes, znj. Nadire Zymberi, të cilët për 5 vite me radhë sjellin befasi të këndshme në javën e modës, me punime origjinale koherente duke avancuar trendët e modës në Kosovë.
Nata e dytë e Javës së modës vazhdon sonte, ndërkaq në netët në vijim përveç kreatorëve shqiptarë, do të prezantohen veshje nga kreatorët e vendeve të tjera si, Branka Vukshiq nga Kroacia, Poko Pano Swisserland nga Zvicra etj, ndërkaq në natën e fundit në sheshin 21, me dt 24.03.3013 do të prezantohen 21 kreacionet ekskluzive të dizajneres më të mirë në Turqi, e cila është me origjinë shqiptare, znj. Fevzyie Camer.
Gjithashtu në natën e fundit do të organizohet një lojë shpërblyese, ku për të pranishmit do të ndahen dhurata në vlerë 10 mijë euro.
Kosova International Fashion Week 2013, organizohet për të pestin vit me radhë, nga Agjencioni më i madh i modës Gecjan Fashion Groop dhe RTV 21. Ky eveniment vazhdon të shënoj ngjarjen më të madhe të modës në vend, duke sjellë këtë vit surpriza të shumta në një kuadër të gjerë internacional.