Mbahet "Nata e Ideve" edicioni i parë për fëmijë në Kosovë
Prishtinë, 30 janar - Aleanca Franceze në bashkëpunim me Ambasadën Franceze organizojnë sot aktivitetin "Nata e ideve".
Nata e Ideve është një ngjarje e Institutit Francez, e organizuar në të gjithë botën, për të zbuluar njohuritë dhe shkëmbimet e fundit mbi sfidat kryesore të kohës sonë. Këtë vit tema e kësaj ngjarjeje është "Të jesh gjallë".
Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës organizon një prezantim me instruktorin e zhytjes Bekim Latifi me temën "Bota nënujore", që synon fëmijët e moshës 8 deri në 14 vjeç.
Historia e zhytjes dhe prezantimi i pajisjeve të zhytjes, Prezantimi i botës nënujore dhe rëndësia e saj, Biseda me instruktorin e zhytjes, Bashkëbisedim (shkëmbim) përmes Skype me "La petite bibliothèque ronde" në Paris mes fëmijëve kosovarë dhe francezë për njohuritë e tyre mbi botën nënujore dhe mjedisin.